Klubi grek nuk e lejoi t’i bashkohej kuqezinjve, flet babai i talentit shkodran: Kishte dy arsye, presim ftesën nga Kombëtarja U-17

Është vetëm 14-vjeç, por talenti i tij në fushën e blertë nuk mund të fshihet. Andreas Ndoj, mesfushori shqiptar që luan për skuadrën e Olympiakos në Greqi, po shkëlqen në kampionatin helen.

Newsport.al ka mësuar se lojtari i ekipit grek ka marrë ftesë nga Shqipëria për t’u grumbulluar në Kombëtaren U-16, por ka qenë skuadra helene që nuk e ka lejuar t’i bashkohet kuqezinjve.

Për të mësuar diçka më shumë, kontaktuam babain e lojtarit, Nesti Ndoj. Ai pohoi që ka marrë një ftesë nga kuqezinjtë, por nuk është lejuar nga klubi grek për t’u provuar te Kombëtarja. “Andreas luan në Ligën U-15. I ka të gjitha dokumentat në rregull.

Unë mendoj që ka dy gjëra që nuk e lejon Olympiacos. Së pari djali ka pasaportë shqiptare dhe ndoshta duan që të përfaqësojë Greqinë. Së dyti, kanë frikë se mos djali ikën“, ka thënë fillimisht ai. I pyetur më pas nëse kanë bërë ankesë për diçka të tillë, Nesti deklaroi: “Jo nuk kemi bërë ndonjëherë
ankesë.

Jemi prej vititi 1998 në Greqi, por nuk harrojmë Shqipërinë. Jemi nga Shkodra dhe djali flet mirë shqip“.

Në fund, ai ka një kërkesë për FSHF-në: “Shpresojmë dhe urojmë që të marrim sërish një ftesë nga Shqipëria. Do të ishte mirë që Andreas tashmë të ftohej nga U-17“, përfundoi për newsport.al, babai i Andreas Ndoj, futbollistit shqiptar që luan për Olympiakos në Greqi.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*