Klubi italian kërkon shërbimet e sulmuesit kuqezi

Një tjetër lojtar shqiptar, është në vëzhgimin e ekipeve të Serie A. Behët fjalë për mesfushorin Emanuele Ndoj, që kërkohet nga Hellas Verona. Ekipi që po lufton për mbijetesë tek ai sheh profilin e duhur të lojtarit i cili mund t’i ndihmojë në misionin për të qëndruar në Serie A.

Emanuele Ndoj aktualisht është pjesë e Brescia, por nuk po aktivizohet rregullisht dhe Hellas Verona mund të jetë një shans i mirë që të tregojë vlerat e tij.

Ndoj bën pjesë në ekipin kombëtar U-21 dhe është grumbulluar nga trajneri Christian Panucci për ndeshjen me Italinë, por pa mundur të debutojë.

 

 

 

 

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*