Ku u vra Florenci? Shikoni tmerrin që ndodh në burgun francez (foto)

68.500 të burgosur kundrejt një kapaciteti nominal prej 54.600.

E deshën sulmet terroriste të kohëve të fundit për ta sjellë këtë çështje në ballë të diskursit publik në Francë.

Pas këtyre sulmeve u dha sërish alarmi i radikalizimit në burgje.

Qeveria e Francës ka premtuar të ndërtojë 33 burgje më shumë deri në vitin 2025, por zyrtarët e burgut thonë se kjo nuk është e mjaftueshme për të lehtësuar barrën.

Duke iu përgjigjur kërcënimit terrorist, gjyqtarët kanë filluar të japin dënime më të ashpra që nxisin bindjen dhe po përkeqësojnë problemin e mbipopullimit.

Macron thuhet se sugjeroi krijimin e burgjëve të ndara për qytetarët francezë që kanë luftuar për Shtetin Islamik.

Megjithatë, problemi shkon përtej burgjeve, ku ndjeshmëria e të burgosurve ndaj radikalizimit reflekton problemet më komplekse në shoqërinë franceze.

Shumë myslimanë, që vijnë nga prejardhje të varfra, ndihen “të refuzuar nga shoqëria” për shkak të dorës së hekurt të shtetit francez dhe arrestohen në një shkallë më të lartë se grupet e tjera demografike.

Vlerësohet se myslimanët përbëjnë 40-60% të të burgosurve në burgjet franceze.

Një studim i vitit 2015 zbuloi se meshkujt myslimanë kanë katër herë më pak gjasa të sigurojnë intervistë për punë në krahasim me homologun e tyre katolik në Francë.

Kjo ndjenjë e diskriminimit është përkeqësuar gjithnjë e më shumë në Francën e njohur si laicite, e cila ndan fenë nga jeta publike, duke çuar në ndalimin e mbulesave të fytyrës në publik.

Por myslimanët ndihen të refuzuar nga sistemi dhe ekziston një lloj dyshimi në shoqërinë franceze se nëse jeni musliman, nuk jeni qytetar “i mirë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *