Kukësi godet me dy përforcime të forta, ja kush janë ?

Kukësi më në fund gjen sulmues. Amido Balde është sulmuesi i ri i kampionëve të Shqipërisë. Pasi nuk siguruan dot shërbimet e Kolibalit, hodhën sytë te një tjetër “gjigant”.

Përgjegjësit e merkatos nisën direkt negociatat me lojtarin që vjen nga Guinea dhe është formuar në kampionatin portugez, konkretisht te Sporting CP.

Marrëdhënia me Balde ishte me ulje-ngritje, pasi pati akord dhe lojtari duhet të nisej drejt Shqipërisë, por ishte Pakult që u bë pengesë.

Trajneri donte të afronte një “bomber” me shumë minuta në këmbë, ndaj përzgjodhi një tjetër lojtar.

Por, as me sulmuesin “misterioz” nuk pati marrëveshje, pasi nuk pranonte rrogë më të ulët se 10 mijë euro në muaj, ndërkohë që Kukësi kurrsesi se e pranonte këtë shumë.

Të gjendur në këto kushte, drejtuesit iu kthyen pistës së Baldes, i cili kërkon ringjalljen në kampionatin tonë.

Palët kanë çdo gjë gati, Pakult e pranoi afrimin e sulmuesit, me kusht që të provohet deri në fund të këtij sezoni.

Lojtari do të firmosë për gjysmën e sezonit me një pagë prej 3 mijë eurosh në muaj dhe, më pas, nëse çdo gjë shkon OK, ai do të qëndrojë dhe një sezon tjetër.

Amido Balde ishte pjesë e klubit portugez të Maritimo, por gjatë karrierës së tij ka luajtur për Metz në Francë, Sëlltik në Skoci dhe Hapoel Tel Aviv në Izrael.

Bashkë me të në listën e federimeve është përfshirë , mesfushor me tipare sulmuese, i cili prej tri ditësh ishte në provë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *