LAJM I FUNDIT: Panucci shpërthen me një deklaratë ku thotë se Duka…

Trajneri i Kombëtares Panucci ka premtuar kualifikimin e Shqipërisë në kampionatin Europian të 2020. Në një intervistë në mbyllje të vitit, ai është shprehur optimist për një përsëritje të suksesit të kuqezinjve si në 2016 me De Biasin.

“Ky është objektivi i federatës dhe objektivi ynë. Të provojmë të shkojmë në Euro 2020. “Mister 2020” është titull i bukur dhe shpresojmë ta kurorëzojmë. Kam dëshirë dhe vullnet t’i jap të drejtë Dukës për zgjedhjen e tij.

Do të ishte gjëja më e bukur që mund të marr këtu, në Shqipëri. Më pëlqen të rrezikoj. Nuk më shqetëson kjo. Kur e mora kombëtaren, objektivi ishte 2020. Në katër ndeshjet e mbetura duhej të njihja grupin, se kush ishte Shqipëria, federata. Këta 6 muaj ishin shumë të rëndësishëm për të njohur të gjithë mekanizmin shqiptar, në aspektin e futbollit.

Jam i bindur që po të tregoheshim më mizorë s’do ta humbnim atë ndeshje. Ne mbetëm jashtë botërorit, pësuam një gol që mund ta shmangnim. Na vjen keq, por duhet të shohim përpara. Jam i bindur se pikën që humbëm me Italinë do ta rimarrim në kualifikueset e Euro 2020” deklaroi ai për Super sport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *