LAJMI FUNDIT:Tronditet Shkodra, skena sikur ne Siri ka edhe shum te plagosur

SHKODER – Një shpërthim tritoli ka ndodhur në një dyqan në lagjen “Rus” të Shkodrës, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona, ndërsa siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv, dëmet materiale janë të konsiderueshme. B

urime për Report Tv bëjnë të ditur se objekt i sulmit ka qenë Lulzim Kulla, njeri prej personave të mbetur të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në një nga lagjet më të populluara të kryeqendrës së veriut, pranë qendrës së qytetit.

Nga shpërthimi i fuqishëm janë dëmtuar edhe disa automjete të parkuara pranë biznesit.

Forca të shumta policie dhe ambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes për t’iu ardhur në ndihmë të lënduarve. 7 të lënduarit mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin e Shkodrës.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.kliko me poshte per te shikuar videon

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *