LAJMI I FUNDIT: Ekzekutohen dy motrat shqiptare në Zvicërr (VIDEO)

Dy motra nga Lezha janë ekzekutuar në kantonin e Argaut në Zvicër. Autori i kësaj ngjarje është shtetasi Kosovar, Ruzhdi Buzhala, ndërsa viktimat janë Alma dhe Elda Frroku nga Lezha. Ende nuk janë mësuar motivet e kësaj ngjarje të rëndë. Familja Frroku në lagjen “Xhenjo” të Lezhës ka hapur dyert e mortit.

Në familjen e dy motrave Frroku në lagjen “Xhenjo” të Lezhës, të cilat u vranë në Zvicër nga bashkëshorti i njërës prej tyre, ka pllakosur zija. Lajmi për humbjen në mënyre tragjike të tyre ka tronditur familjare e të afërm. Menjëherë pas ngjarjes një pjese e familjareve kanë udhëtuar drejt Zvicrës për të tërhequr kufomat, ndërsa të tjerë që ndodhen në shtëpi, jashtë kamerave thonë se nuk janë në dijeni të ndonjë konflikti dhe se nuk dinë asgjë mbi motivet e ngjarjes. E njëjta gjë pohohet dhe nga një fqinj i viktimave, teksa tregon se i njeh prej vitesh familjen Frroku.

“Është Familje e mirë, për vajzat flasin mirë por rreziku vjen, mendja e njeriut është ujë”, thotë Mark Zefi, një fqinj i familjes Frroku.

Për familjarët e motrave Alma dhe Elda Frroku mbetet akoma më enigmatike fakti se dhëndri vrasës ka qëlluar për vdekje edhe kunatën e cila ishte mysafire në shtëpinë e tyre. Asnjë prej familjarëve Frroku nuk pranon të japë ndonjë koment për krimin, por presin që drejtësia zvicerane të zbardhë këtë ngjarje tragjike për ta. Krimi i rëndë ndodhi në Zvicër, ku dy motrat u gjetën të vdekura në apartament, pasi ishin qëlluar me thikë nga bashkëshorti i njërës prej tyre, shtetasi nga Kosova Ruzhdi Buzhala që tashmë është arrestuar nga policia zvicerane.

 

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *