Lojtari i Kombëtares shqiptare ndër më të vlefshmit në botë

Lojtari i Kombëtares shqiptare, Elsaid Hysaj duket se është shndërruar në një prej lojtarëve më të vlefshëm në botë. Mbrojtësi i Napolit dhe i Kombëtares, renditet i 60 në listë me vlerë 70.5 milionë euro.

Përfundimi doli pas vlerësimit të disa kritereve si mosha e futbollistit, pozicioni, kohëzgjatja e kontratës, paraqitjet dhe përfaqësimi në nivel ndërkombëtar.

I pari në listë renditet Neymar i cili vlen 213 milionë euro, pasuar nga Messi me 202 milionë euro dhe i treti është Harry Kanë me 195 milionë euro.

Në këtë studim janë përfshirë futbollistë të ligave kryesore në Angli, Spanjë, Itali, Gjermani dhe Francë ku janë përfshirë 100 futbollistë. Andreas Cristensen është i fundit në këtë renditje dhe vlen 50,2 milionë euro.
kliko reklamen me poshte per te pare videon:

 

 

 

 

 

 

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*