Lulzim Basha flet për 3 skenarët e vitit 2018

I pari që deklaroi se opozita duhet të djegë mandatet ishte Sali Berisha të hënën pas ngjarjeve të protestës në parlament, por kryetari i PD-së Lulzim Basha shprehet këtë të enjte në “opinion” se janë 3 skenarët e opozitës për aksionin politik në kapërcyell të vitit 2018.
Lulzim Basha shprehet se në tavolinë janë 3 variante. Kryetari i PD-së thekson se opozita ende nuk e ka vendosur se kë do të zgjedhë, por nëse do të shkojë deri në fund duke djegur mandatet e deputetëve, atëherë të gjithë shqiptarët do të kuptojnë sesi është në të vërtetë parlamenti shqiptar.

Fevziu: Do i digjni mandatet?

Basha: Nuk është vendosur akoma. Skenari i parë është marrëdhënie e kushtëzuar e parlamenit, rikthimi në kushtetueshmëri i Prokurorit të Përgjithshëm).

Skenari i dytë është bojkot pa afat. Kjo do ta simbolizonte krizën kushtetuese dhe politike.

Skenari i tretë është invalidimi (djegia) i mandateve. Nëse kryhet, kryhet me opozitën e bashkuar. Nëse e bën e vetme, vendet e saj i merr partia tjetër. Nëse bëhet, avantazhi është se ekspozohet parlamenti monist.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*