Maqedonia kërkon ta rrëmbej talentin shqipëtar të Kukësit…

Sezonin e kaluar ishte një i panjohur që luante te skuadra e Mamurrasit në inferiore dhe nëse dikush do të thotë se një ditë do të luajë te kampionët e vendit një kampionat më vonë, askush nuk do të besonte.
Fjala është për Valon Ethemin, mesfushorin 20-vjeçar të skuadrës së Kukësit që u përzgjodh gjatë merkatos së verës nga ish-trajneri Milinkoviç dhe tani ka 20 ndeshje me fanellën e verilindorëve dhe ka shënuar dy gola.

Një gjë e tillë nuk ka kaluar pa u vënë re nga seleksionuesit e Kombëtares së Maqedonisë, që kanë nxituar të dërgojnë një ftesë zyrtare për futbollistin në zyrat e klubit, për ta pasur lojtarin në zborin që kjo përfaqësuese do të nisë në datën 6 mars.
Por vetë lojtari nuk ka kthyer një përgjigje përfundimtare nëse do të jetë pjesë e Kombëtares së Maqedonisë, pasi pret një ftesë nga Kombëtarja e 21-vjeçarëve të vendit tonë.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*