Marina i kthehet keq Big Mamës: ‘Do të të pushoj nga puna, qepe gojën’

Pas shpalljes së fituesve të edicionit të parë, spektakli ‘C’est la vie’ është rikthyer sërish mbrëmjen e djeshme në ekranin e televizionit “Klan” ku të gjithë pjesëmarrësit kanë treguar kujtimet dhe momentet më të bukura përgjatë rrugëtimit të tyre në këtë show.

Puntata e mbrëmshme është zhvilluar më tepër në formën e një talk shoë, ku batutat e shumta të Big Mamës duket se në një moment ia kanë sosur durimin moderatores Marina Vjollca

Këngëtarja vazhimisht ndërhynte duke thënë “Ndjekim insertin”, ndërsa në një moment Marina i është kthyer duke i thënë: “Ty do të të pushoj nga puna, qepe gojën!” Megjithatë duket se edhe Big Mama e ka marrë në sensin e batutës reagimin e Marinës, pasi përgjatë gjithë mbrëmjes ato kanë vijuar të qeshin e të bëjnë shaka.

 

 

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*