Mavraj largon përgjegjësinë nga vetja

Hamburgu ka prekur “fundin” në Bundesligë, teksa ndodhet në vendin e parafundit të Bundesligës, duke diskutuar seriozisht mbijetesën këtë sezon.

Megjithatë kjo nuk është një situatë e re për gjermanët, pasi Hamburgu ka disa sezone që gjendet në të tilla situata. Në ditën e djeshme, Hamburgu ka humbur ndaj Ausburgut me rezultatin 1-0. Pas përfundimit të ndeshjes, në deklaratën e dhënë për faqen e klubit, Mavraj ia faturon përgjegjësinë sulmit.

“Këto rezultate na bëjnë që të ndihemi vërtet shumë keq. Në fakt, ajo që na ka munguar në ndeshjen e fundit, ishte pjesa sulmuese. Kjo është një situatë që çdo futbollist duhet ta kalojë dhe ne duhet të arrijmë qëllimet tona”, është shprehur Mavraj.

 

 

 

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*