Më në fund përfundon gjithëçka, ja ku do luaj Memushaj sezonin e ardhshëm?

Siç raportojnë edhe mediat italiane, transferimi i Ledian Memushajt tek ekipi i Barit, mund të quhet një çështje e mbyllur. Zyrtarizimi i marrëveshjes do të bëhet edhe javën e ardhshme, pasi është ekipi i Beneventos që kërkon ta ketë në dispozicion mesfushorin shqiptar edhe këtë fundjavë, për sfidën ndaj Bolonjas.

Tek Bari, Memushaj do të gjejë edhe mesfushorin tjetër të Kombëtares, Migjen Bashën. Ndërkohë, për kartonin e vlonjatit, Bari do të shpenzojë plot 500 mijë euro, dhe ai do të firmosë një kontratë që e mban lidhur deri në vitin 2022.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*