Mediat spanjolle: Neymar i dërgon një mesazh befasues transferimi Cristiano Ronaldos

Neymar u transferua te Paris Saint-Germain nga Barcelona për një shumë rekorde prej 222milionë eurove verën e kaluar, por shumë raporte po e lidhin atë me një largim nga klubi francez.

Mediat nga Spanja sugjerojnë se presidenti i Real Madridit, Florentino Perez është duke planifikuar një marrëveshje ambicioze për të të sjellur superyllin brazilian në La Liga përsëri.

Dhe, sipas të përditshmes spanjolle , Don Balon, Neymar është i gatshëm t’i thotë ”po” Real Madridit.

I njejti raport potencon se Neymar i ka thënë bashkëkombasit të tij dhe mbrojtësit të Realit, Marcelo t’ia përcjellë planin e tij Ronaldos.

Thuhet se ai është i gatshëm të luajë një rol përkrah portugezit, njejtë ashtu siç bëri me Lionel Messin te Barcelona.

Dhe Neymar planifikon ta zëvendësojë Ronaldon si njeriu kryesor i klubit kur ky i fundit fillon të ngadalësohet.

Spekulimet rreth të ardhmes së Neymar kanë qenë të vazhdueshme që prej eleminimit të PSG-së nga Champions League javën e kaluar.

Javën e kaluar, Mundo Deportivo raportoi se Neymar ka mbajtur bisedime me Barcelonën për një rikthim potencial në ”Camp Nou.” por qe u refuzua nga keta te fundit

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*