Menaxheri i Hysajt ‘cakton’ çmimin e yllit shqiptar

Mario Giufredi, mendon se shifra prej 70 milionë euro është e ekzagjeruar për Elseid Hysajn.

Krtoni i mbrojtësit të Kombëtares u vlerësua me 70.5 milion euro nga CIES para disa ditësh.

Por menaxheri i lojtarit, Mario Giufredi, mendon se kjo shifër është e ekzagjeruar.

“Nuk e di se sa vlen, por nuk e besoj të vlejë 70 milion euro. Këto shifra kërkohen vetëm për sulmuesit dhe Hysaj është një mbrojtës krahu”.

“Nëse ai vlen kaq, De Laurentis ka bërë gabim që i ka vendosur klauzolën 50 milion euro”, u shpreh menaxheri në një intervistë në radio.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*