Mënyra se si i mbani këmbët tregon çfarë personaliteti keni

Besojeni ose jo, gjuha e trupit mund të thotë shumë për një person. Specifikisht, a e dinit se pozicioni i këmbëve tuaja ndërkohë që qëndroni ulur mund të shpreh qëllimet dhe sekretet tuaja më të fshehura sipas psikologëve? Prandaj, herës tjetër që jeni pranë njerëzve kushtojini rëndësi mënyrës si ata qëndrojnë ulur dhe do mësoni më shumë për karakterin e tyre.

Pozicioni A:

Ky person mendon se duke i anashkaluar problemet do bëjnë që ato të largohen. Fatkeqësisht, këta persona mendojnë se është më mirë t’ja ngarkojnë dikujt tjetri problemet e tyre në mënyrë që të mos harxhojnë kohën e “çmuar” për t’i zgjidhur. Komunikimi me këta individë është shumë i këndshëm, janë interesantë, krijues, sharmantë dhe paksa fëminor. Shpesh herë nuk mendojnë shumë para se të flasin dhe ky është një tjetër problem që ata kanë.

Pozicioni B:

Këta individë janë ëndërrimtar dhe me imagjinatë të zhvilluar. Idetë e tyre dallohen dhe vlerësohen kudo si në punë ashtu dhe në shkollë. Këta individë e urrejnë rutinën dhe ju pëlqen shumë të udhëtojnë dhe të krijojnë miqësi të reja. Gjithashtu nuk harxhojnë kohë me miqësi ose marrëdhënie të cilat nuk i bëjnë ata të lumtur. Madje mund të japin dorëheqjen nga një vend pune nëse nuk ndihen të lumtur.

Pozicioni C:

Për këta njerëz komforti vjen në plan të parë. Kur duan të blejnë diçka ata zakonisht e stërmendojnë shumë ditë para se të marrin guximin për të blerë diçka sepse duan që çdo gjë të jetë perfekte. Kur vjen puna për të zgjedhur rroba, këpucë, parfume ose mobilje janë shumë tekanjozë. Edhe pse në pamje të parë duket sikur janë shumë të pa organizuar ata mund t’ja dalin të gjejnë një lloj rregullsie brenda asaj parregullsie. Kanë shumë vështirësi të fokusohen dhe gjithmonë janë dyshues për gjithçka. Kjo mund të pasqyrohet si një sjellje arrogante tek të tjerët, pasi askush nuk do që personi me të cilin po komunikojnë mos ta ketë vëmendjen tek ata.

Pozicioni D:

Njerëzit që pëlqejnë të ulen në këtë lloj pozicioni të caktuar nuk ju pëlqejnë të jenë vonë dhe sigurisht që e përçmojnë këtë karakteristikë tek të tjerët. Janë njerëz shumë inteligjentë dhe qetësia për ta ka një rëndësi të madhe. Nuk iu pëlqen të zihen me të tjerët dhe ndihen shumë në siklet nëse shprehin emocionet e tyre në publik. Për ta puthja është dicka intime dhe mendojnë se nuk është e përshtatshme të puthesh përpara njerëzve.

Pozicioni E:

Këta njerëz nuk shqetësohen asnjëherë për asgjë dhe mendojnë se çdo gjë do vijë në kohën e duhur. Janë kokëfortë dhe këmbëngulës dhe asnjëherë nuk heqin dorë deri sa të arrijnë atë çfarë kërkojnë. Për ta pamja e jashtme është e rëndësishme dhe janë gati të investojnë shumë kohë për t’u dukur sa më mirë. Por kjo mund të interpretohet dhe si një shenjë pasigurie dhe mungesë vetëbesimi. Gjithashtu e kanë shumë të vështirë t’i pranojnë kritikat.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*