Mungesa e golave në ekip, ja si justifikohet Mërgim Mavraj

Situata sa vjen e rëndohet për ekipin e Hamburgut, ku bën pjesë lojtari i Kombëtares tonë, Mërgim Mavraj.

Përveç mbijetesës, në klub po zien çështja e mungesës së golit, ndërsa Mavraj i pyetur nga një media afër klubit mbi këtë çështje hoqi përgjegjësinë nga vetja e tij.
“Unë jam një mbrojtës dhe nuk ia kam idenë golave, pasi e shoh portën nga larg”, tha Mavraj për “Hamburger Morgenpost”.

“Nuk e përjashtoj mundësinë që lojtarët janë të nervozuar dhe kërkojnë të shënojnë me forcë golat”, shtoi më tej ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *