Nasri: Isha duke vdekur, më lanë vetëm

Mesfushori francez, Samir Nasri, e ka quajtur futbollin lojë hipokritësh.
Ai ka kujtuar vitin e fundit te Marseille.

Padyshim futbolli është një botë hipokritësh. Por unë mund të shihem në pasqyrë. E di që jam dinjitoz dhe se kam mbetur i njëjti person që isha edhe më parë. Disa mund të thonë se jam arrogant, ose që jam shumë krenar, por të paktën jam i sinqertë. Nëse të pëlqej ok, nëse nuk të pëlqej, është sërish ok”, u shpreh Nasri.

“Gjatë vitit tim të fundit te Marseille, kam qëndruar në spital për 12 ditë për shkak të melingjitit dhe kam parë fytyrën e vërtetë të njerëzve. Pashë se si kur gjithçka shonte mirë, kur isha princi i vogël i Marseille, ishin të gjithë aty pranë meje, por kur u sëmura, isha gati duke vdekur, ndodhesha tërësisht i vetmuar”.

“Nga ai moment nisa të kuptoj se si funksionojnë gjërat në realitet. Këtë sjellje vërejta edhe te gazetarët. Pasi u largova nga Arsenal, firmosa për Manchester City, fitova një mal me para dhe më quajtën mercenar. Kur bëhet fjalë për mua, atëherë jam mercenary, ndërsa kur bëhet fjalë për të tjerë, atëherë nuk vlen e njëjta gjë”.

“Që nga koha kur kam kuptuar se si funksionojnë gjërat, kam ndryshuar dhe kam vendosur të bëhem ai që jam tani. I sinqertë, pa filtra, duke i thënë gjërat ashtu si janë. Nëse të pëlqen, atëherë është fantastike, nëse jo, punë e madhe”, shtoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *