Ndeshja ndaj Interit sonte do të jetë e veçantë për Hysajn, ja pse

Mes elementëve të shumtë, që mund të jenë vendimtarë në duelin mes Interit dhe Napolit, është forca e skuadrës së Sarrit për të shënuar. Por ekipi që kërkon të bëjë histori në kampionatin italian për të rikthyer titullin kampion në Napoli ka përballë një skuadër eksperte në fazën mbrojtëse. Interi renditet i treti për gola të pësuar pas Juventusit dhe Napolit.hysaj1Duhet një strategji e saktë dhe një vendosje perfekte për të zënë në befasi të besuarit e Spaletit dhe, mbi të gjitha, për t’i nxjerrë disi nga zona. Arma sekrete e Mauricio Sarrit është Elseid Hysaj, i cili nga mbrojtja mund të bëhet i rrezikshëm dhe mund të shfrytëzojë më së miri hapësirat që do të krijohen në prapavijën e Interit. Sarri i beson mbrojtësit shqiptar që nga koha kur ishin bashkë tek Empoli.Mbrojtësi kuqezi nuk i ka aq të rafinuara këmbët e tij, por ka shumë rezistencë dhe është nga lojtarët e fundit që dorëzohet në ekipin e Napolit. Për këtë fakt, shkëmbimet e topave me Kajehonin në mënyrë të vazhdueshme mund të sjellin një sakrificë të Perisiçit në mbrojtje, i cili do të humbasë shumë nga potenca në repartin sulmues për t’i dhënë një ndihmë D’Ambrozios.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*