Ndeshje speciale për kombëtaren shqiptare, ftesë e papritur lojtarit të Skënderbeut

orgo Pëllumbi do të jetë pjesë e skuadrës së Kombëtares U-19 që do të udhëtojë të enjten drejt Italisë për turneun “Lazio Cup”.

Burime të sigurta pranë klubit korçar, bëjnë me dije për newsport.al që 17- vjeçari ka marrë ftesë nga përfaqësuesja e 19-vjeçarëve.

Të enjten, në orën 10 të paradites, Kombëtarja U-19 do të grumbullohet në Rinas për t’u nisur më pas drejt shtetit fqinj. Kujtojmë që mesfushori korçar është pjesë e skuadrës së Ilir Dajës.

Ai nuk ka gjetur hapësira për të luajtur me ekipin e parë, por të dhënat që ka treguar e bëjnë futbollistin e së ardhmes në kampionatin shqiptar.

Madje në merkaton e verës në drejtim të tij pati disa oferta, por drejtuesit e klubit të Skënderbeut nxituan duke i lidhur një kontratë profesioniste, e cila e bën atë pjesë të skuadrës së parë.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*