Nga Gori te Panucci, ja trajnerët italianë që kanë drejtuar në Shqipëri

Lidhja e Italisë dhe Shqipërisë në aspektin futbollistik ka nisur gati 80 vjet më parë, kur Mbretëria Shqiptare me në krye Ahmet Zogun i dha udhë futbollit në Shqipërinë e viteve 1930. Duke mos pasur asnjë eksperiencë më përpara, ndihma e Italianëve ishte e nevojshme, dhe në ato vite ato sollën ekspertë të ndryshëm si Lisoni, Rati, Xaniki, Vitali, etj. Gjithsesi, pas Kampionatit të 7-të Kombëtar (1937), gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur Shqipëria u pushtua nga Italia fashiste, fashizmi e vazhdoi procesin e zhvillimit të futbollit duke krijuar ekipe si “Dopolavoro” dhe pati disa ndeshje miqësore me përfaqësues të ushtrisë italiane apo me ekipe të Serie A, si Bari. Në mesin e shumë trajnerëve të huaj ne kemi vendosur të veçojmë ato italianë, duke realizuar një profil për secilin.

LISTA:

Tiziano Gori

Pas gati 5 dekadash Tiziano Gori do të ishte italiani i parë që do të vinte në Shqipëri, kur në sezonin 2001-2002 vendosi të drejtojë Erzenin e Shijakut që në atë sezon sapo ishte ngjitur në Superiore. Aventura e tij tek ekipi nga Shijaku zgjati 10 javë, kur mbas humbjes 2-0 në Durrës me Teutën ai u shkarkua. Shtatë javë më vonë, Tiziano Gori mori drejtimin e Partizanit pasi në javën e 11 u shkarkua Shpëtim Duro, dhe e dërgoi ekipin e kryeqytetit në Kupën Intertoto. Pas largimit nga Shqipëria, është tërhequr nga futbolli.

Giuseppe Dossena

Italiani mbërriti në Shqipëri për të zëvendësuar Sulejman Demollarin, i cili u shkarkua në prill 2002, pas asaj humbjeje të turpshme 2-0 me Andorrën, duke qënë në këtë mënyrë shqiptari i fundit që ka drejtuar përfaqësuesen. Dosena debutoi në miqësoren përballë Brescias të Roberto Bagios, dhe vazhdoi me Zvicrën ku barazoi 1-1 në Tiranë dhe humbi në transfertë me Rusinë 4-1 më 16 tetor 2002. Italiani vendosi të braktiste Shqipërinë pa lajmëruar njëri, ku më vonë u zbulua se kishte pranuar një ofertë të majme nga Bahrain. Aktualisht është komentator sportiv në Rai.

Leonardo Menichini

Pas shkarkimit të Sulejman Starovës donatorët e Tiranës vendosën ti besonin stolin Menichinit. Italiani vinte pas 10 vjetësh si ndihmës i trajnerit të njohur italian Karlo Mazone dhe duke u bërë kështu i pari trajner që ka drejtuar ekipe në Serinë A dhe pastaj drejton një ekip shqiptar. Pas një dekade si ndihmëstrajner, një sezon më parë Menikini drejtoi për një kohë të shkurtër edhe Ankonën. Largohet nga kryeqytetasit pas një debati me drejtuesit, duke e lënë Tiranën në vendin e dytë. Vazhdon karrierën në Itali dhe aktualisht drejton Reggianën.

Gianni De Biasi

Nëntë vjet pas Giuseppe Dossena-s , Gianni De Biasi bëhet italiani I dytë që drejton kombëtaren. Ai udhëhoqi ekipin gjatë eleminatoreve të Botërorit 2014, duke bërë një revolucion më kombëtaren, por suksesi më i madh është padyshim kualifikimi i Shqipërisë në Euro 2016. Largohet nga kombëtarja në mes të kualifikueseve për Rusi 2018 dhe drejton për një periudhë të shkurtër edhe Alaves por pa sukses. Nga 2016 ka nënshtetësi shqiptare.

 

Mauro De Vecchis

Kamza në janar të 2012 për të zëvendësuar Ernest Gjokën, zgjedh një Italian. 44-vjeçari me një karrierë si lojtar i Lazios mbërrin në Shqipëri, pasi kishte punuar si trajner në skuadra jo të nivelit të lartë si Foljaneze apo Real Rimini apo si trajner i Kombëtares së Papua New Guinea. Vazhdoi deri në përfundim të sezonit 2011-2012, por rikthehet sërish në vitin 2015 për të marrë drejtimin e Bylis, por edhe kësaj here aventura ishte jo e suksesshme.

Roberto Sorrentino

U emërua në krye të Teutës, më 13 nëntor të vitit 2013, menjëherë pas shkarkimit të Gugash Maganin. Kjo lëvizje, erdhi si pjesë e marrëveshjes që ekipi bregdetar kishte me shoqërinë zvicerane “Gea Sport”. Pasi kishte drejtuar ekipe jo shumë të njohura vendos të provojë fatin në Shqipëri, edhe pse pritej shumë prej tij, ai nuk la asnjë gjurmë. U shkarkua pas vetëm tre muajsh, më 25 shkurt 2014. Që prej atij momenti nuk ka drejtuar më asnjë ekip.

Baldo Ranieri

Në fillim të sezonit 2014-2015 Bashkia e Shkodrës realizon një marrëveshje me shoqërinë zvicerane “GEA”. Si pjesë e kësaj marrëveshje mbërrin në Shkodër trajneri Baldo Raineri. Ai u bë trajneri i tretë i huaj në krye të Vllaznisë, pas boshnjakut Haxhiosmanoviçi (që fitoi 1 kampionat, 1 Kupë e 1 Superkupë) dhe gjermanit Ulrih Shulze. Italo-zvicerani, e drejtoi ekipin deri në prill 2005, për 24 javë duke grumbulluar 27 pikë. Ai u shkarkua pas barazimit 1-1 të Vllaznisë në “Loro Boriçi” ndaj Elbasanit. Aktualisht drejton ekipin e Chiassos.

Ernestino Ramella

Pasi kishte drejtuar ekipe në Serinë C1 dhe C2 si Piacenza, Novara, Pro Patria, Legnano, Montebelluna, Solbiatese, Oltrepo, Como, Karoneze në Itali, por dhe Queretaro e Pachuca në Meksikë dhe Chiasso në Zvicër, italiani mbërrin në Vlorë. I ardhur me synime të mëdha, aventura e tij te klubi vlonjat zgjati shumë pak, deri në prill 2015. Ramella debutoi kundër Apolonisë ndeshje e përfunduar me rezultatin 1-1. Në 20 ndeshje të drejtuar prej tij, Flamurtari grumbulloi vetëm 35 pikë, duke pësuar shtatë humbje radhazi.

Andrea Agostinelli

Agostineli nënshkroi me Partizanin në 2016, për të zëvendësuar Sulejman Starovën, por aventura e tij nuk zgjati shumë. Pasi kishte drejtuar ekipe si Astrea, Mantova, Pistioise, Ternana, Piacenza, Crotone, Triestina, edhe Napolin (qershor-nëntor 2003, në Serie C), Agostinelli nuk arriti dot të fitonte titullin me Partizanin. Shkëputi kontratën me të kuqtë, ku më pas vazhdoi te Skenderbeu, duke zëvëndësuar Mirel Josën, por dhe aty nuk zgjati shumë: qershor-dhjetor 2016.

Adolfo Sormani

Partizani vazhdoi traditën me trajnerët italian, ku më 1 korrik 2016 prezantoi Adolfo Sormanin, por rezultatet e dobëta dhe konfliktet me disa lojtarë sollën shkarkimin, pavarësisht kualifikimit historik në turin e tretë të UEFA Chamions League. Në drejtimin e tij, Partizani grumbulloi 8 pikë, 7 më pak se Skënderbeu kryesues. Sormani u shkarkua, më 10 tetor 2016 dhe u zëvëndësua nga Sulejman Starova. Aktualisht është trajner në Danimarkë.

Gino Gargano

Pas një periudhe si trajner U-19 të Teutës, ai emërohet trajner i Tërbunit duke zëvëndësuar Viktor Gjonin. Aventura zgjati shumë pak javë.

Mark Iuliano

Një emër i madh për Partizanin. Lojtar kampion me Juventusin dhe me kombëtaren e Italisë, por si trajner ka drejtuar ekipe modeste: Pavia, Latina dhe Komo. Pasi erdhi me premtime të mëdha dhe me një merkato të dështuar aventura mori fund në përfundim të fazës së parë të Superligës, ku në 9 javë, Partizani mori 3 fitore, 2 barazime dhe 4 humbje, duke grumbulluar 11 pikë në total, dhe u zëvendësua nga i përhershmi Starova.

Christian Panucci

Me një karrierë të shkëlqyer si lojtar, por si trajner ka drejtuar pak ekipe, zëvendësoi De Biasin te stoli i Kombëtares, duke përfunduar fazën eliminatore për Botërorin 2018. Prova e tij më e madhe do të jenë ndeshjet e ardhshme të vlefshme për Ligën e Kombeve dhe eliminatoret e Evropianit.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*