Nga Strakosha te Qaka, ja 13 të sigurtët për ndeshjen me Norvegjinë

Shqipëria do të presë Norvegjinë mbrëmjen e 26 marsit në “Elbasan Arena”. Emocionet kuqezi do të rikthehen për këdo edhe pse nuk jemi pjesë e Kupës së Botës Rusi 2018. Ky takim do të jetë një parantezë për eliminatoret e Europianit të ardhshëm, kështu që Panucci po nis të bëjë llogaritë për futbollistët që do të grumbullojë për kompeticionin ku Shqipëria e ka “detyrim” që të marrë pjesë.

Sipas burimeve të EDS, 13 janë ftesat e sigurta që kanë arritur në destinacion. Dy portierët që po përjetojnë momente të mira në Serie A, Thomas Strakosha dhe Etrit Berisha janë të gatshëm dhe nuk kanë asnjë dëmtim, kështu që pritet të jenë në Tiranë në fillimin e javës së ardhshme.

Në mbrojtje konfirmohet dyshja e qendrës Mavraj-Ajeti, por do të jetë në dispozicion dhe Djimsiti që ka marrë minutazhin e duhur te Benevento. Hysaj dhe Agolli të padiskutueshëm në krahët e mbrojtjes. Mesfusha fillon nga qendra, ku Kaçe do të jetë organizatori dhe do të ndihmohet nga Roshi në krahun e djathtë dhe Lenjani në të majtin.

Qaka konfirmohet për sulmin së bashku me Balajn që u ka mbërritur ftesa në Rumani e Çeçeni. Normalisht, Armando Sadiku me kalimin e tij në La Liga e ka rritur pjacën e tij dhe padiskutim që do të jetë kundër nordikëve në fushë. Gjithashtu, të thirrur për takimin kundër norvegjezëve do të jenë Lila me Alijin që më në fund ka gjetur skuadër.

Tashmë mbeten për t’u parë dhe alternativat e tjera që do të zbulojë Panuçi. Ku diskutohen: Xhaka dhe Ajdareviç, por edhe Burim Kukeli që mund të zëvendësojë mungesën e Amir Abrashit që ka pësuar dëmtim të ligamentit krociat. Normalisht, Fatjon Andoni po përjeton momente të mira te Larisa në kampionatin elitar grek. Gjithsesi, mbeten për t’u parë zgjedhjet e teknikut italian.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*