PAMJET E RENDA nga shpërthimi në Tiranë

Një shpërthim i fuqishëm në një dyqan me celularë pranë Drejtorisë së higjienës në Tiranë, ka lënë të plagosur një djalë të ri, punonjës në dyqani.

Shitësi, i cili është edhe pronar, ka hapur dyqanin, është ulur në tavolinën e punës, kur është përballur me shpërthimin e fuqishëm. 

Policia tha se nuk bëhet fjalë për lëndë eksplozive tritol, por pritet të sqarohet se çfarë e ka shkaktuar këtë shpërthim të fuqishëm. 

Djalit i kanë ardhur në ndihmë shumë qytetarë, të cilët i kanë dhënë ndihmën e parë deri në mbërritjen e ambulancës. 

I plagosuri është transportuar për në Spitalin e Traumës ku mësohet se gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar. Këto janë edhe disa foto nga vendngjarja.

Ku shihet se si djali, i cili është 26 vjeç, është lënduar nga shpërthimi, kryesisht në këmbën e tij të djathtë dhe në fytyrë. 


Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*