Panucci mund të qetësohet, nga Bundesliga i vijnë lajme të mira!

Freiburg-u barazoi në transfertë me Hertha Berlin dhe në fushë nga minuta e parë ishte edhe mesfushori i kombëtares, Amir Abrashi. “Maratonomaku” i skuadrës gjermane në pjesën e parë të sezonit ka qenë i pafat me dëmtimet dhe për një kohë të gjatë ka qëndruar jashtë fushave të blerta. Rikthimi i tij gëzoi stafin teknik dhe më pas të në gjitha ndeshjet e këtij viti ka luajtur nga minuta e parë, duke zhvilluar paraqitje shumë të mira, që u shoqëruan edhe me rezultate pozitive të skuadrës së tij.

Në ndeshjen e fundit kundër skuadrës kryeqytetase ai luajti vetëm 29 minuta dhe më pas u zëvendësua. Nuk ishte një zgjedhje e stafit teknik, por një lëvizje e detyruar e tyre. Amir Abrashi ka ndjerë një shqetësim dhe i është dashur ta ndjekë pjesën tjetër të takimit nga stoli i rezervave. Por tani me rëndësi është të dihet se kur do të rikthehet i gatshëm për lojë mesfushori, që duket se nuk ka ndonjë dëmtim serioz, të paktën sikurse raportojnë mediet në Gjermani.

Mbetet e hapur mundësia që ai të jetë gati për ndeshjen e së premtes që Freiburg luan me Stuttgart në shtëpi, çka tregon se ai nuk rrezikon ndeshjen miqësore që Shqipëria luan më 26 mars kundër Norvegjisë në Elbasan. Abrashi është një nga lojtarët kryesorë të skuadrës gjermane dhe një element i rëndësishëm i kuqezinjve, ndaj ky është një lajm i mirë edhe për trajnerin Christian Panucci, i cili po tenton të krijojë një ide për skuadrën e tij para kualifikueseve të “Euro 2020”

Në Gjermani ai luan sezonin e tretë dhe është aktivizuar si titullar në 60 ndeshje. Fillimisht kontribuoi te Freiburg-u në Bundesliga 2, ku numëron 33 ndeshje dhe tre gola. Në elitën e futbollit gjerman ai ka mundur të shënojë një gol, gjë që nuk është specialiteti i tij. Në fund të nëntorit të vitit 2016 Abrashi ndëshkoi skuadrën e Werder Bremen, në një takim që u mbyll me rezultatin 1-3 në favor të Freiburg.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*