Panuçi shpall listën/ Abazaj, Gavazaj dhe risi të tjera në miqësoren me Norvegjinë

Shpallet lista e trajnerit Kristian Panuçi për lojtarët e grumbulluar për miqësoren me Norvegjinë, që luhet më 26 mars.

Bien në sy në këtë listë emrat e Kristal Abazajt të Luftëtarit dhe Enis Gavazajt të Skënderbeut, por edhe emra të tjerë si Herdi Prenga dhe Bujar Lika, i pari luan me Inter Zapresiç në Kroaci dhe i dyti me Grasshopersin në Zvicër. Të dy emrat e fundit luajnë në mbrojtje.

Konfirmohet thirrja e Ylber Ramadanit, mesfushorit që luan në Danimarkë.

Ja dhe njoftimi i FSHF-së në lidhje me listën e Panuçit:

Sikundër është bërë tashmë traditë, tekniku publikon listën me lojtarët disa ditë përpara, teksa më pas për të gjithë gazetarët do të ketë daljen e tij publike në një konferencë për shtyp, ditën e hënë në orën 11.00 në FSHF. Në listën e trajnerit për këtë ndeshje shikohen edhe grumbullimet e disa lojtarëve të rinj që vijnë për herë të parë në këtë skuadrën kombëtare të futbollit, në një kohë që një pjesë tjetër mungojnë edhe për efekt dëmtimi. Grumbullimi i skuadrës përfaqësuese do të nisë të hënën në datë 19 mars, në rezort “Tropikal” në Durrës. Ditën e hënë do të bëhet publike edhe programi i plotë mediatik dhe stërvitor për ekipin kombëtar të futbollit, për gjithë javën e grumbullimit.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*