Pas Abrashit nje tjeter mbrojtes rrezikon ndeshjen me Norvegjine!

Ndeshja e fundit përballë Virtus Entelës, duket se i ka kushtuar shtrenjtë mbrojtësit të Empolit dhe kombëtares shqiptare, Frederik Veseli, pasi ai ka pësuar një dëmtim, i cili ka bërë që 25-vjeçari të mungojë në ndeshjen që ekipi i tij do të luajë përballë Venecias.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, Veseli rrezikon edhe ndeshjen miqësore mes Shqipërisë dhe Norvegjisë, e planifikuar të luhet më 26 mars në “Elbasan Arena”.

Qendra mjekësore e Empolit, Monteboro, ka njoftuar se mbrojtësi kuqezi është paraqitur gjatë ditës së sotme dhe pas diagnostikimit të një dëmtimi muskulor në kofshën e majtë, ai ka nisur terapinë, për të mundësuar një shërim më të shpejtë.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*