Po “çmend” Gjermaninë me golat e tij, talenti shqiptar merr ftesë nga kuqezinjtë

Valentin Zalli është një nga talentët shqiptarë që po shkëlqen në Europë me paraqitjet e tij. Është vetëm 16-vjeç, megjithatë e ardhmja e tij duket e ndritur. Luan si sulmues dhe është pjesë e skuadrës së Hamburgut.

Paraqitjet pozitive nuk kishin si të mos viheshin re nga ana e “scouteve” të Kombëtares në Gjermani. Neësport.al ka mësuar se 16-vjeçari ka marrë ftesë nga Kombëtarja U-19 për grumbullimet që do të bëhen në datën 21 janar në Tiranë.

 

 

 

 

 

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*