Policia filloi hetimet kundër “Rambo” Sylvester Stallone për dhunim!

Policia ka konfirmuar se ka filluar hetimet ndaj aktorit Sylvester Stallone lidhur me një akuzë për ngacmim seksual.

Aktori i “Rocky” ishte subjekt i një raporti të policisë që u bë i njohur gjatë muajit të kaluar, kur pretendohet se ai ka sulmuar seksualisht një grua në zyrën e tij në Santa Monica më 1990, shkruan “Bang Shoëbiz”.

Zyrtarët kanë thënë se do të jetë e vështirë të mblidhen provat për shkak të kohës kur ka ndodhur ngjarja, por ata kanë theksuar se do të bëjnë të pamundurën.

Burimet e brendshme pretendojnë se 71-vjeçar kishte marrëdhënie me gruan dhe madje e çoi atë me të në Izrael, gjatë kohës së xhirimit të filmit “Rambo III”.

Avokatët e aktorit kanë konfirmuar se gruaja do të ndiqet penalisht nëse Stallone del i pafajshëm, sikurse edhe pretendon.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*