Policia jep detajet e personit që për pak se vrau në sulmin me thikë trajnerin e Vllaznisë

Nje person ka tentuar qe te there trajnerin e Vllaznise Ernest Gjoka. Ngjarja ka ndodhur ne fushen sportive Reshit Rusi ne Shkoder ne fund te stervitjes.

Gazetari i “Panorama” bën me dije se nje shtetas me kapuç ne koke i eshte afruar trajnerit dhe ka tentuar qe ta sulmoje dyshohet se me thike. Trajneri Gjoka e ka kuptuar se personi mund ta sulmonte dhe i eshte shmangur duke shpetuar pa u demtuar.

Policia eshte njoftuar menjehere. Tre shtetas ne afersi te stadiumit Loro Boriçi jane shoqeruar ne polici duke dyshuar se mund te kete dijeni per ngjarjen. Ky eshte rasti dyte teska edhe njehere tjeter ka patur tentative per ta sulmuar teknikun Gjoka. Policia po heton per ta zbardhur ngjarjen.

Shkodër Informacion Paraprak

Me datë 22.02.2018 rreth orës 17:00, salla operative ka marrë një njoftim se afër portës hyrëse të një fushe sportive, një shtetas i është afruar trajnerit të Vllaznisë, E.Gj, i cili ka qënë në shoqërimin e një shtetasi tjetër të quajtur G. L, dhe e ka sulmuar duke goditur me grusht.

Trajneri i Shkodrës është shmangur duke kundërvepruar ndaj sulmuesit dhe në ato momente ka rënë tokë.

Pas kësaj personi është larguar me vrap, ku në ikje e sipër është vënë re në dorën e tij një mjet prerës në dukje si thikë.

Shërbimet e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punohet për kapjen e këtij të fundit

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*