Pyetja e 1 milion dollarëshe: Është sozia e Balajt apo e Vajushit?

Bota e internetit është e pafundme dhe mund të mësosh e të lexosh gjëra pa fund. Duke lundruar në këtë “botë” ndonjëherë ndalesh kur sheh ndonjë foto dhe të lindin shumë mendime. Të gjithë e kanë pasur një moment të tillë, madje ndonjëri edhe në rrugë. Besojmë ju ka ndodhur t’i flisni dikujt në rrugë pasi iu ka ngjasuar me një të njohur. Më pas keni kërkuar falje dhe me vete keni thënë: “Ueee, sa i ngjante filanit”.

Kështu na ndodhi dhe ne. Duke lundruar në internet kjo foto e këtij futbollisti që luan në Bjellorusi na tërhoqi vëmendjen. Ku e kemi parë? Me siguri askund më parë, por seç ka një ngjashmëri të madhe me dy futbollistë që kanë veshur edhe fanellën e Shqipërisë. Madje janë që të dy shkodranë. Po flasim për Bekim Balajn dhe Armando Vajushin. Nëse e sheh më vëmendje të krijon dilema të mëdha se kujt i ngjan më shumë. Ju, apo vetë lojtarët mund të na e thonë më mirë, por se kanë ngjashmëri nuk e luan as “topi”.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*