Qeni masakrohet nga një aligator….Video

Një qenush të cilin e kishte nxjerrë për shëtitja pronarja, e ka pësuar keq derisa po qëndronte pranë një “përroske” nga e cila çuditërisht doli një aligator i cili e sulmoi.

Videoja e publikuar më poshtë shfaq momentin kur një qen derisa po “hulumtonte” pranë ujit, sulmohet brutalisht nga një aligator që del nga uji dhe duket se e kafshon në kokë

Ai dukej se kishte vërejtur diçka në ujë dhe nga kureshtja vendosi të futet më thellë, por ky veprim i kushtoi shtrenjtë, ndërsa pronarja e tij filloi të bërtas nga frika kur e pa aligatorin.

Nga frika e madhe se mund të sulmohet edhe ajo, pronarja e qenushit ngritët në këmbë dhe fillon të ikë, dhe duke lëvizur kamerën është pamundësuar të dihet saktë se çfarë ka ndodhur më pas me qenin.

Por, duke marrë parasysh faktin se aligatori ka nofulla të forta dhe kafshim vdekjeprurës, gjasat janë shumë të vogla që ai t’i ketë mbijetuar sulmit.
Kliko më poshtë për të parë videon:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *