Reagimi i shpejtë i kundërshtarit, ia shpëton jetën portierit (Video)

Ngjarje të tmerrshme ndodhën në botën e futbollit gjatë këtyre ditëve

Një moment që ka mundur të shndërrohet në tragjedi ndodhi në Bosnjë, në takimin Zrinjskit – Radnikit.
Portieri, Mladen Lucic u la pa ndjenja, pas u përplas ashpër me kundërshtarin, Toni Jovic.

Megjithatë, lojtari kundërshtar e kuptoi mjaftë mirë situatën dhe i ndihmoi portierit duke e parandaluar atë nga gëlltitja.

Shumë shpejtë iu bashkëngjitën edhe lojtarët tjerë dhe stafi mjekësor.

Portierit iu rikthye vetëdija fal reagimit të shpejtë të kundërshtarit. Ai vazhdoi të mbronte portën e tij deri në fund të takimit.

Pas takimit portieri nuk hezitoi ta falënderonte kundërshtarin e tij për gjestin e bërë.

VIDEO/Minuta 3:20…

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*