Reali i përgjigjet Barcelonës pas transferimit të Coutinhos, transferon yllin tjetër të Liverpoolit

Real Madrid është në momentin më të keq të këtij sezoni dhe i duhet të ndryshojë nëse dëshiron të konkurrojë në La Liga dhe Ligën e Kampionëve

Barcelona kryeson kampionatin me 16 pikë më shumë se sa Real Madrid dhe për më keq ka përforcuar edhe më shumë skuadrën, duke e transferuar Philippe Coutinhon për 160 milionë euro.

Atmosfera në skuadrën madrilene nuk është e mirë dhe vetëm ndonjë transferim i madh do të ndryshonte ritmin dhe gjendjen në skuadër.

Sipas të përditshmes spanjolle, AS, Reali po përgatit një ofertë të majme për Mohamed Salah, si kundërpërgjigje për Barcelonën.

Salah nuk mund të luaj në Ligën e Kampionëve, por Reali më shumë e dëshiron për La Liga dhe ngritje të moralit të skuadrës.

Egjiptiani këtë sezon në 22 ndeshje në Premierligë ka shënuar 17 gola për Liverpoolin. /Express/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*