Ronaldo ia bëri 8 me 2 Messit

Lionel Messi vs Cristiano Ronaldo, cili ishte më i suksesshëm në vitin 2017?

Dy lojtarët, Leo dhe Cristiano, kanë dominuar në dekadën e fundit në botën e futbollit duke fituar çmime të shumta e thyer rekorde historike.

Dytë së bashku kanë fituar 10 La Liga, tetë Liga të Kampionëve dhe 10 Topa të Artë, ky dominim i tyre pritet të vazhdojë edhe për disa vite.

Viti 2017 ishte i Ronaldos ashtu si edhe i Realit pasi fituan pesë tituj për herë të parë në histori të klubit; (Chmpions League, Superkupën e Spanjës, Superkupën e Evropës, Kupën e Botes për Klube dhe La Ligan), duke bërë kështu që emri i Zinedine Zidane të shkruhet në librat e historisë, teksa Barcelona mori vetëm një trofe (Copa del Rey).

Në vitin 2017, në 10 trofetë më të rëndësishëm që ishin në lojë, individual dhe ekipor – fitues ka dal Cristiano Ronaldo, duke ia bërë “8 me 2” Lionel Messit, përcjell Gazeta Express.

Titujt në vitin 2017:

Pesë (5) me 1, Ronaldo ka qenë më i suksesshëm se Messi sa i përket titujve në vitin 2017.

Ai ka shkëlqyer duke ndihmuar Los Blancos të fitojë La Ligan dhe Ligën e Kampionëve, për të shkruar histori, si klubi i vetëm që e fiton Championsin dy herë me radhë.

Çmime individuale në vitin 2017:

Ronaldo sërish ka dal triumfues ndaj Messit edhe në këtë aspakët sa i përket triumfit individual.

Portugezi ka fituar çmimin The Best, UEFA Player of the Year dhe Ballon d’Or.

Ndërsa Messi ka fituar çmimin (Këpucën e Artë).

Cili ka shënuar më së shumti gola në vitin 2017?

54 gola, Messi ka realizuar një më shumë se Ronaldo (53) në vitin 2017.
Kliko më posht për të parë videon:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *