Roshi dhe Balaj e nisin si titullarë, nuk ia dalin kundër CSKA-së

Ndeshja Akhmat Grozni-CSKA e Moskës, e vlefshme për javën e 22 të kampionatit rus, është mbyllur me fitoren e thellë të CSKA-së me shifrat 0-3.

Bekim Balaj dhe Odise Roshi janë aktivizuar si titullar në këtë ndeshje, duke luajtur për 90 minuta, ndërkohë që mesfushori i përfaqësueses së Kosovës, Bernard Berisha është aktivizuar në minutën e 79.

Me këtë fitore të arritur, CSKA-ja është ngjitur në vendin e 2 të klasifikimit, me 5 pikë më pak se Lokomotiva, ndërkohë që Akhmadi ndodhet në vendin e 9. Akhmadi nuk humbiste në ndeshjet e luajtura në shtëpi që nga dhjetori i 2017, kur mundej 1-2 nga Spartaku i Moskës.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*