Rrëfehet zonja pasanike/ Mbaj 4 burra me rrogë, sepse jam e pangopur me seks

Gruaja në fjalë punon në fushën e avokatisë dhe fiton shumë të konsiderueshme parash në vit. Ngaqë është e orientuar nga karriera, e ka të vështirë të formojë një lidhje tradicionale dhe gjeti zgjidhje tek “Arrangement.com”. Atje ajo njihet me djem të cilët kalojnë me të, bëjnë seks me të, por nuk janë në një lidhje të qëndrueshme me të. Në këmbim, ajo paguan për darkat, udhëtimet, ndoshta dhe qiratë.

Një mik më rekomandoi t’i futesha kësaj pune. Unë punoj në fushën ligjore dhe jam shumë e zënë duke u marrë me karrierën time. Kështu që ishte shumë e vështirë të dilja në takime në mënyrën tradicionale. Vit pas viti, më dukej vetja shumë e madhe për t’u lidhur si të tjerët.

Doja intimitetin fizik, por s’doja të gjeja dikë nëpër bare. Më dukej kapitull i mbyllur në jetën time. M’u duk ide e mirë të kisha lidhje të tilla, bazuar në interes të përbashkët. Është stil jetese më i lehtë.

Jeta ime sentimentale në të 20-t ishte shumë e mërzitshme. Kisha një të dashur për tre vite. Ishte qejf, po pastaj u futa në shkollë për të studiuar drejtësi dhe gjërat u bënë më të vështira. Marrëdhënia jonë dështoi dhe karrierat tona po ecnin në drejtime të ndryshme.

Që atëherë, ka qenë e vështirë për mua të gjej një të dashur të qëndrueshëm. Njihja dikë, dilnim për dy muaj dhe pastaj bëhej e lodhshme. E ke parasysh, ishim të lumtur për pak kohë dhe fillonte bëhej më serioze.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*