Rrëfim nga festa e 8-Marsit: U deha aq, dhe isha etur për seks por ai pasi…, më tha…

Një vajzë i ka hapur një problem shumë të madh vetës së saj falë një nate pasioni, teksa ishte nën efektin e alkoolit përfestën e 8 Marsit.

Edhe pse është në një lidhje dhe mjaft e dashuruar me partnerin, ajo e tradhtoi me ish-in e saj. Por kjo natë i solli një ndryshim radikal dhe aspak të këndshëm në jetë.

“Bëra seks të hatashëm me ish-të dashurin tim një natë kur kisha pirë shumë alkool…mu rikthyen të gjitha kujtimet e bukura që kisha me të.

Por tani kam zbuluar se jam shtatzënë dhe nuk e di se i kujt është fëmija. Unë jam 27 vjeçe dhe prej dy vitesh jam në lidhje me partnerin tim 29-vjeçar. Unë e dua shumë atë dhe lidhja jonë shkon për mrekulli, por ajo natë e pavetëdijshme më tronditi jetën.

E takova ish-in një natë kur i dashuri im ishte jashtë qytetit dhe unë dola me disa mikesha të vjetra në një klub nate.

Aty takova edhe atë dhe filluam të flisnim dhe të kujtonim kohët e vjetra. Pas disa orësh ai më ftoi në shtëpinë e tij dhe unë shkova. Pimë shumë alkool dhe… kishim përfunduar duke bërë seks. Kur u zgjova në mëngjes kuptova se çfarë gabimi të tmerrshëm kisha bërë.

Kur mësova se isha shtatzënë i thash ish-it dhe ai më tha se donte shumë që të riktheheshim dhe kështu më tha që duhej të ndahesha me të dashurin.

Por unë të dashurit tim i kam thënë vetëm që jam shtatzënë dhe ai po fluturon nga gëzimi…por unë nuk jam e sigurt se i kujt është fëmija.

Nuk di si të veproj, nëse i tregoj të vërtetën ai do të më lejë dhe unë nuk dua të ndahem prej tij”.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*