Rrëfimi për vajzat që kthejnë virgjërinë në Kosovë

Është menduar që kjo temë i takon së kaluarës, por virgjëria tek femrat mbetet edhe sot dëshmia kryesore e ndershmërisë tek to.Të ndodhura mes jetës moderne dhe traditave të vjetra, vajzat në Kosovë kanë gjetur zgjidhje.Ato nëse duan, mund t’i bëjnë të gjitha dhe në fund të mbesin të virgjëra.

Njollat e gjakut në qarshaf, janë deshi për këtë.Në Kosovë ka shumë spitale që e kryejnë ndërhyrje kirurgjike e qujtur himenoplastikë- e njohur në popull si “kthimi i virgjinitetit”.E ky proces kryhet shumë lehtë.Mjafton të kesh para dhe për dhjetë minuta punë virgjëria kthehet në vend.Çmimi për një intervenim të tillë sillet prej 600 deri 1000 euro. Por çmimi mund të ndryshojë nëse insistimi është i madh.Për këtë arsye gazetarja paraqitet sërish në të njëjtën klinikë për të negociuar çmimin i cili sipas mjekëve të kësaj klinike është shumë i lirë krahasim me rëndësinë që ka ky operacion.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*