Sadiku “i jep gaz”, sfida speciale e pret

Armando Sadiku nuk u grumbullua nga Levante në ndeshjen kundër Real Madrid, por sulmuesi i kombëtares po punon fort gjatë këtyre ditëve për të qenë gati për të debutuar me skuadrën e tij të re. 26-vjeçari, sipas asaj që shkruajnë mediat spanjolle, e ka rritur goxha ritmin dhe kjo normalisht që e gëzon stafin teknik. Sadiku kërkon një fanellë titullari dhe madje në një ndeshje shumë të veçantë.

Të dielën Levante luan derbin me Valencia-n në orën 20:45 dhe sulmuesi kuqezi kërkon një vend titullar, sigurisht kjo nuk do të jetë e lehtë, duke parë konkurrencën e madhe që ka në ekip. Në ditën e fundit të merkatos skuadra spanjolle afroi në ekip edhe Giampolo Pazzini-n, i cili e nisi me gol kundër Real Madrid.

Sadiku e zhvilloi fazën përgatitore me Legia-n, që normalisht ka punuar me tjetër program, pasi kampionati në Poloni nis këtë fundjavë. Kjo ka bërë që sulmuesi të ketë një tjetër ritëm, por tashmë ai po kap formën më të mirë dhe pret të debutojë në derbi.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*