“Salah, me mjekër je një terrorist!”

Vazhdojnë të qarkullojnë në “Twitter” komentet e nxitura nga shkrimi në të përditshmen egjiptiane, në lidhje me kërkesën që Mohamed Salah të heqë mjekrën, sepse përndryshe ngjason me një terrorist islamik. Komentet përqeshin pretendimet e gazetarit Salah Montasser, që në rubrikën e tij në gazetën Al Ahram, shkruante për yllin e Liverpool: “Duhet të presë mjekrën. Edhe pse kjo mjekër nuk e përfshin në listën e terroristëve, e fut atë në listën e atyre që simpatizojnë terroristët”.

“Salah përfaqëson atdheun e tij, është unik, por ai nuk e di se shumë mama e konsiderojnë atë si birin e tyre, duke dëshiruar kështu që ta shohin me një tjetër paraqitje, që të tregojë fytyrën e tij të pafajshme gjatë ndeshjeve të Botërorit”, vijon komenti i gazetarit në nivel politik, që kritikon Salah edhe në aspektin estetik: “Nuk i shkon përshtat me moshën. Sulmuesi duhet të rishikojë modelin e flokëve dhe të krehjes, pasi duket sikur të mos ketë vajtur te berberi prej vitesh”.

Mes komenteve në “Twitter” ishte edhe ai i një farë “Amia” që e pyeti gazetarin: “A ke dëgjuar ndonjëherë që në Europë, Andrea Pirlo të konsiderohet një ekstremist, për shkak të mjekrës së tij?”. Egjipti është në luftë me terrorizmin islamik, sidomos atë të ISIS, dhe konsideron terroristë edhe “Vëllazërinë Myslimane”, një lëvizje që qëndroi në fuqi për një vit, pas rënies së presidentit Hosni Mubarak.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*