Sërish trazira për Jerusalemin, 3 të vrarë

Nuk ka paqe për palestinezët, pas vendimit të presidentit amerikan për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit. 3 palestinezë u vranë në Gaza gjatë përleshjeve me trupat izraelite pranë kufirit.

Mbi 100 të tjerë u plagosën në Gaza dhe bregun perëndimor, mes protestave të reja kundër Donald Trumpit. Policia izraelite bëri me dije se në qytetin e Ramallahut, në bregun perëndimor një efektiv ishte plagosur me thikë nga një palestinez.

Ky i fundit u qëllua nga policia dhe ndërroi jetë më vonë. Sipas burimeve mjekësore palestineze viktimat e tjera ishin shënuar në kufijtë lindorë dhe veriorë të Rripit të Gazës. Forcat izraelite të mbrojtjes thanë se po hetojnë pretendimet.

Përleshjet shpërthyen pas lutjeve të së premtes, kur manifestuesit palestinezë u vunë zjarrin gomave dhe hodhën gurë ndaj trupave izraelite, që nga ana e tyre u kundërpërgjigjën me gaz lotsjellës dhe në disa raste me armë zjarri.

Vdekjet e shënuara të premten e çojnë në 8 numrin e palestinezëve të vrarë pas përshkallëzimit të dhunës me Izraelin, që prej 6 dhjetorit, kur Trump njoftoi vendimin e tij.

Izraeli e konsideron të gjithë Jeruzalemin si kryeqytetin e tij të padukshëm, ndërsa palestinezët pretendojnë se pjesa lindore e qytetit, e pushtuar nga Izraeli që në 1967-ën, është kryeqendra e shtetit të tyre të ardhshëm.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/serish-trazira-per-jerusalemin-3-te-vrare-475137/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*