Sherr banal:Ja për cfarë u vra me plumb ne kokë 21 vjeçari nga Shkodra(Foto)

Edmir Nilaj është 21-vjeçari i cili u qëllua me një plumb në kokë nga një ish-efektiv i forcave speciale të ushtrisë sapo doli nga një lokal me muzikë “live” në Beltojë të Shkodrës.
I riu nga Vukeli i Malësisë së Madhe ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Ngjarja e rëndë ndodhi orët e para të 3 shtatorit 2017 pas një konflikti çasti midis grupit të Nilajt dhe grupit të autorit Admir Dekovi, të cilët ishin ulur ngjitur me ta në lokalin e natës.

Sipas hetimeve, shkak për konfliktin u bë një celular që i humbi 21-vjeçarit. Pati sharje dhe ofendime midis grupeve dhe më pas fërkimet fizike vazhduan jashtë lokalit.

35-vjeçari Admir Dekovi nxori armën dhe pasi e qëlloi me qytën e saj viktimën, e qëlloi atë me një plumb në kokë.
Sapo kreu krimin, ai ia mbathi nga vendngjarja ndërsa Nilaj u dërgua për në spitalin rajonal të Shkodrës.

Gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua dhe për këtë arsye u transportua për në spitalin e Traumës në Tiranë.

Pas 3 muajve në agoni, i riu ndërroi jetë ditën e djeshme.

Dekovi vazhdon të jetë në kërkim nga policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *