Shikoni se si kjo edukatore monster torturon femijet e vegjel(VIDEO)

Kur pamjet nisën të përhapen, nuk mundi të bëjë gjë tjetër veçse të pranojë, kishte humbur durimin dhe ishte shkrehur në dhunë ndaj nxënësve të saj, duke i terrorizuar dhe duke i bërë që të qajnë.

Është kjo ajo që ndodhi gjatë javës që po lëmë pas në një shkollë fillore në Shenmu të Kinës, ku një mësuese u filmua teksa rrihte fëmijët duke i akuzuar se silleshin keq.

Siç mund të shihni në pamjet që noa.al sjell më poshtë, të filmuara nga kamerat e sigurisë, mësuesja sillet rrotull nëpër klasë dhe gjuan me shqelma dhe grushta nxënësit e saj.

Pas publikimit të pamjeve, departamenti i Edukimit në qytetin e Shenmu, deklaroi se është vënë në kontakt me shkollën dhe ka kërkuar pushimin e saj nga puna.

Gjithashtu, ndaj gruas ka nisur një hetim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *