SHKUP: Rrahje masovike mes tifozëve maqedonas dhe shqiptarë, ka edhe të lënduar

Gjatë ditës së djeshme ka patur rrahje në një ndeshje basketbolli të luajtur në Shkup, me ç’rast janë përplasur basketbollistët e ekipit të Pelisterit nga Manastiri dhe tifozët e ekipit të Shkupit.

Siç bëjnë të ditur nga MPB-ja, rasti ka ndodhur në sallën e sportit “Shaban Tërstena”, pas përfundimit të ndeshjes.

Një tifoz ka hedhur një petardë në drejtim të lojtarëve mysafir, që ka nxitur reagimin e tyre, duke hedhur me një shishe plastike ndaj tifozëve. Kjo ka bërë që tifozët të sulmojnë lojtarët e Pelisterit.

Gjatë tentimit për të parandalur rrahjen, janë lënduar dy policë.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*