Shqiptarët në modë, tre klube italiane duan sulmuesin kuqezi

Në Itali janë të shumtë shqiptarët që luajnë, madje kemi futbollistë që luftojnë për titullin kampion si Elseid Hysaj me Napolin. Spikasin edhe Etrit Berisha e Thomas Strakosha, ndërkohë që te Benevento aktivizohen Ledian Memushaj e Berat Gjimshiti. Te Crotone është Arlind Ajeti, kurse në Serinë B numri është më i madh, duke nisur me Migjen Bashën e për të vijuar me Naser Alijin, Azdren Llullakun, Emanuele Ndojin dhe Armando Vajushin.

Numri i tyre mund të shtohet në vijim, pasi së fundmi është sulmuesi 18-vjeçar Samuel Nezha ai që ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve në këtë nivel të futbollin italian. Aktualisht ai është pjesë e AC Mestre, që garon në Serie C. Sulmuesi ka spikatur në turneun “Roma Caput Mundi” dhe nuk i ka shpëtuar syrit të zbuluesve të talenteve. Sulmuesi ka bërë paraqitje të mira me ekipin e drejtuar nga Erjon Bogbani dhe tanimë janë tre klube që janë vënë pas tij.

Carpi, Frosinone dhe Ascoli kanë kërkuar informacion për sulmuesin e datëlindjes ‘2000 dhe do të kenë mundësinë ta shohin tanimë në dy miqësoret që Shqipëria luan më 24 dhe 27 shtator në stadiumin “Roza Haxhiu” të Lushnjës kundër Kazakistanit. Lajmi raportohet nga “tuttomercatoweb.com” dhe mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë. Nezha është një futbollist me të ardhme dhe për të bërë përpara duhet të punojë shumë. /EDS/.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*