Si i zuri Shën Valentini futbollistët kuqezi ?

Elseid Hysaj, Armando Sadiku dhe Taulant Xhaka kanë uruar partneret e tyre në ditën e dashurisë. Të tre futbollistët kuqezi kanë postuar një foto-urimi në profilet e tyre në “Instagram”, secili për të dashurën e tij.

Shën Valentini, njihet ndryshe si “Dita e të dashuruarve” një festë e shenjtë ku njerëzit i shprehin dashurinë njëri-tjetrit. Shumë sportistë të famshëm dhe klube gjigante të futbollit kanë uruar festën e të dashuruarve përmes rrjeteve sociale.

Hysaj ka uruar bashkëshorten e tij, Fiorenza Lekstakaj, me të cilën ka një djalë ndërsa Xhaka, Arbnoren, me të cilën u fejua para pak javësh. Ndërkohë që Sadiku ka preferuar ta mbajë sekret përsëri emrin e të dashurës së tij.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*