SKANDALI / Talenti i Kombëtares mund të mbyllë sezonin, shan rëndë gjyqtarin

Një goditje e rëndë për talentin e Kombëtares shqiptare, Keidi Bare. Mesfushori i Atletico Madrid-it merr një “njollë” të madhe në karrierën e tij, pasi është tradhtuar nga nervat dhe ka sharë rëndë gjyqtarin e ndeshjes. 20-vjeçari ka shpërthyer në ndeshjen e luajtur ndërmjet Atletico Madrid-it B dhe skuadrës së Depertico La Coruna B. Takimi u mbyll me fitoren e miqve me rezultatin 1-4, ndërsa shqiptari zhvilloi një përformancë skandaloze.

Ai la fushën e blertë në minutën e 14-të të sfidës, pasi u ndëshkua me kartonin e kuq. Ai mori dy të verdha duke konfirmuar se nuk ishte mirë nga nervat. Në momentin që fieraku ka parë kartonin e kuq, që i ishte drejtuar atij i është kthyer gjyqtarët me fjalë shumë të rënda. “Je budalla, je budalla”, – ka nisur nga fyerjet lojtari. Inati i tij nuk ka mbetur me kaq, pasi Bare ka vijuar me repertorin e tij duke e sharë dhe nga nëna gjyqtarin kryesor. “Bir k*rve, je një bir k*rve. Të q*fsha nënën, të q*fsha nënën”, – ka reaguar shumë ashpër Bare duke dalë nga fusha e blertë.

Sjellja e tij ndikoi negativisht jo vetëm te skuadra e Atleticos që u mposht me rezultatin 1-4 në shtëpi, por dhe te vazhdimësia e Bares. 20-vjeçari nuk është ndalur me kaq, pasi dhe në pushimin e ndeshjes në dhomat e zhveshjes ka përsëritur të njëjtat fjalë për gjyqtarët e ndeshjes. Komisioni i arbitrazhit në Federatën Spanjolle të Futbollit ka nisur menjëherë hetimin për shqiptarin.

Ai pritet të dënohet nga 4 deri në 10 ndeshje. Kjo masë mund të bëjë që Bare të humb sezonin, pa harruar dhe ndonjë penalizim të mundshëm nga vetë skuadra kryeqytetase. Fieraku ka fituar dhe vëmendjen e ekipit të parë, pasi shpesh është stërvitur me ta dhe ka marrë dhe minuta në turne miqësor. Kjo sjelle sigurisht që nuk do t’i pëlqejë as teknikut Diego Simeone. /EDS

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*