Skenderbeu e shiti për 1 milion euro, sulmuesi ngreh peshë stadiumin

FUTBOLL SKENDERBEU APOLONIA - Lojtaret e Skenderbeut, duke festuar shenimin e nje goli, gjate ndeshjes se futbollit, Skenderbeu-Apolonia e Fierit, 2-0, e vlefshme per Kampionatin Kombetar, e luajtur ne stadiumin, Skenderbeu, ne Korce.

Kampionati belg ka hyrë në fazën e tij më të nxehtë, atë të ndarjes së grupeve, ku disa skuadra po luftojnë për mbijetesën dhe disa të tjera për t’u futur në zonën që të çon në Europë.

Megjithatë, Peter Olayinka nuk e harron zakonin e vjetër duke ndihmuar ekipin e tij të këtij sezoni, Zulte-Waregem në arritjen e objektivave.
Sot, në fushën e Lokeren, ekipi i nigerianit që ka luajtur për Bylisin dhe Skënderbeun në Superiore, shënoi golin e dytë të takimit në minutën e 89, duke u bërë vendimtar për përcaktimin e fitores 0-2 të Zulte-s.

Olayinka u shit te KAA Gent për 1.1 milionë euro, ku përfitoi ekipi korçar dhe ai ballshiot, ndërsa sezonin e shkuar u aktivizua te Dukla Pragë ku shënoi 6 gola dhe këtë vit arriti të gjejë rrjetën e shtatë për skuadrën blege Zulte.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*