Skuadrat më të këqija të 5 kampionateve kryesore në Europë, 3 kuqezinj me “fanellën e zezë”

Në pesë kampionatet më të fortë të Europës, Angli, Spanjë, Itali, Gjermani dhe Francë, janë disa skuadra që po regjistrojnë rekorde negative sa i takon përqindjes së pikëve të marra në ndeshjet e deritanishme.

Nuk është e vështirë të gjesh skuadrën që ka marrë më pak pikë. Është Benevento e Gjimshitit dhe Memushajt, që e meriton plotësisht “fanellën e zezë” për këtë sezon. Por ka edhe skuadra të tjera në kampionate të ndryshme që janë aty afër.

Benevento ka mesataren e 0,37 pikëve për ndeshje. Një ecuri katastrofike në këto 27 javë, por me një fitore të mundshme barazon Malagën në Spanjë, që ka mesataren e 0,46 pikëve deri tani.

Rënie drastike për WBA në Angli, e fundit në Premier League, si dhe konfirmim i “fanellës së zezë” për Këlnin në Gjermani dhe Metzin e Ivan Balliut në Francë.

Kështu, pjesë të 5 skuadrave të kampionateve më të dobëta të Europës janë edhe 3 futbollistë kuqezinj, Ledian Memushaj dhe Berat Gjimshiti te Benevento në Itali, si dhe Ivan Balliu në Francë me Metz. Në Gjermani edhe Mavraj është pranë katastrofës, pasi për herë të parë në histori Hamburgu i tij duket se do të bjerë nga kategoria.

5 skuadrata më të këqija të kampionateve kryesore

Serie A Benevento, 10 pikë në 27 ndeshje

Premier League Uest Bromuiç, 20 pikë në 30 ndeshje

La Liga Malaga, 13 pikë në 28 ndeshje

Bundesliga Këln, 17 pikë në 26 ndeshje

Ligue 1 Metz, 20 pikë në 29 ndeshje

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*