Spanja është katastrofë, shqiptarët gjithnjë e më keq

Kampionati spanjoll nuk është një habitat i mirë për lojtarët me origjinë shqiptare. Situata me sulmuesin Armando Sadikun është e pakuptimtë. I afruar nga ekipi i Legias me pritshmëri të mëdha, por nuk ka debutuar ende. Një fillim shumë i vështirë dhe aspak dashamirës kundrejt elbasanasit.

Sulmuesi dhe trajneri shprehen se ai ka një dëmtim, por kjo bie ndesh me deklaratat e para të 26-vjeçarit kur nënshkroi me Levanten. “Jam gati dhe dua të kontribuoj sa më shumë”.

Situatë e keqe nuk është vetëm për Sadikun, pasi shoku i tij i ekipit Enis Bardhi ka humbur formacionin. Numri 10 i ekipit spanjoll ra në sy për mirë në ndeshjet e tij të para, pasi arriti të shënonte rregullisht. Bardhi prej disa ndeshjes e nis nga stoli. Asgjë nuk ndryshoi as në ndeshjen që Levante po luan kundër Real Sociedad-it.

Një tjetër emër që nuk po bën mirë është Rey Manaj, sulmuesi shqiptar është pjesë e ekipit të Granadas në Kategorinë e Dytë.

Ai nuk preferohet si titullar. Ka zbritur në fushën e lojën e lojës në 14 ndeshje dhe vetëm një sfidë është preferuar si titullar. Manaj ka koleksionuar 342 minuta deri tani, ndërsa ka nisur 23 ndeshje nga pankina. Kaq mjafton për të kuptuar momentin negativ të tij. Largimi nga Granada në verë është i sigurt. /EDS/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*